Pronari rrezikon jetën për të shpëtuar qenin e ngelur në gropën e ngrirë

Pronari rrezikon jetën për të shpëtuar qenin e ngelur në gropën e ngrirë

Në Izhevsk të Rusisë, një qen Samoyed, kishte rënë në një gropë të ngrirë. Qeni ishte larguar nga shtëpia në mëngjes dhe më pas ishte zhdukur. Në momentin që pronari e vuri re mungesën e tij, ai nisi kërkimet. Ai pa që qeni i tij kishte rënë në një gropë të madhe të ngrirë.

Pamjet e publikuara në mediat ruse tregojnë momentin kur pronari i kafshës shtëpiake rrezikon edhe jetën e tij për të nxjerrë qenin nga gropa e ngrirë.

Ai së bashku me ish bashkëshorten arritën ta nxirrnin qenin të sigurt dhe gëzimi ishte i madh, pasi misioni u krye me sukses.

Më pas qeni vihet re teksa luan me gëzim në dëborë, pasi kishte rigjetur lirinë e tij. ndërkohë në qytetin rus temperaturat janë ulur në -11 °C./Motilokal.com