Si pasojë e motit të ligë të shoqëruar me shkarkesa elektrike, 165 krerë kanë ngordhur në Gramsh nga goditja e rrufesë, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.
Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy ka apeluar për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.
Stuhitë e shiut, erës dhe shkarkesat elektrike në disa zona të vendit kanë krijuar probleme për qytetarët./Motilokal.com
