Akullnajat në Gjermani mund të zhduken në 50 vitet e ardhshme

Akullnajat në Gjermani mund të zhduken në 50 vitet e ardhshme

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve këtë vit vështirësuan qëndrueshmërinë e akullnajave të ngrira dhe për pasojë po shkrihen në mënyrë dramatike.

“Nëse shikoni të gjitha akullnajat në Alpe, atëherë duhet thënë se situata është ndryshe me akullnajat gjermane, ne kemi rreth 3000 akullnaja në Alpe, si dhe disa akullnaja shumë të mëdha që do të ekzistojnë për një kohë të gjatë, por parashikimi për akullnajat gjermane është shumë më i keq.

"Berchtesgaden do të zhduket pas disa vitesh, dhe dy më të mëdhatë, Schneeferner dhe Hollentalferner, do të zhduken rreth 10 ose 15 vjet të tjera”, tha eksperti Christoph Mayer.

Mbulesa më e ulët e borës që nga viti 1901 është regjistruar në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze. Mayer pohon se gjëja më e rëndësishme është reduktimi i emetimit të gazrave serrë.

"Lidhja midis gazrave serrë dhe ndryshimeve klimatike është e qartë dhe këtu është më e lehtë të bëhen ndryshime", përfundoi Mayer./Motilokal.com