Njihuni me surprizat e motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Njihuni me surprizat e motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Parashihet të kemi mot me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga  reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 29 °C.

Dita e enjte pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 30 °C./Motilokal.com