Diell apo shi? Mësoni se çfarë moti pritet të kemi në Kosovë

Diell apo shi? Mësoni se çfarë moti pritet të kemi në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu e bubullima, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 23 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë pasdites mund të kemi rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 18 deri në 25 °C. /Motilokal.com