Rrebeshe shiu me bubullima e rrufe në Maqedoni

Rrebeshe shiu me bubullima e rrufe në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me periudha me diell. Gjatë pasdites, mbrëmjes dhe natën pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte breshëri. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 27 °C.

E enjtja do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 27 °C. /Motilokal.com

Foto: Mensur Gashi