Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është miratuar propozim-vendimin për ndarjen buxhetore prej 41 milionë euro sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, si mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se mjetet do të merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike.
“Për ndarjen e 41 milionë euro – mbështetjen në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit asisoj që ato tarifa të mos transmetohen te konsumatori fundor. Mjetet merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike me kod 29-300 dhe transferohen në Ministrinë e Ekonomisë”, ka theksuar Murati./Motilokal.com
