Australia në alarm, 30 mijë turistë të bllokuar nga zjarret [Foto]

Australia në alarm, 30 mijë turistë të bllokuar nga zjarret [Foto]

Australia po përballet me katastrofën më të madhe në histori me zjarret, temperaturat e larta, erërat e forta ka bërë që zjarret të përhapen në shumë pjesë të vendit.

Bëhet e ditur se më shumë se 30,000 turistë në Australi kanë refuzuat të evakuohen në një zonë në lindje të Melbournit që ndodhet mes zjarreve të tërbuar tani janë ‘bllokuar’ pasi autoritetet vendase paralajmëruan më herët se qëndrimi do të ishte si një vetëvrasje.


“Iu kërkojmë që menjëherë të largoheni nga Bairnsdale, të ikni prej hoteleve, të shmangni kalimin nëpër parqe dhe male”, thuhet mes tjerash në kërkesën e autoriteteve të sigurisë.

Sipas tyre, të gjithë duhet të largohen sot, derisa nesër nuk duan që t’i gjejnë më nëpër hotelet ku janë duke pushuar.


Flakët janë shpërndarë në të gjithë Australinë, e cila po përjeton një sezon shkatërrues të verës, të nxitur nga një thatësirë e zgjatur dhe ndryshimi i klimës.

Ndërkohë banorët në Melburnin verior u thanë që ‘të veprojnë menjëherë për të mbijetuar’ ndërsa zjarret po vijojnë të jenë jashtë kontrollit./Motilokal.com