Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, por mbetet nxehtë.
Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në mesditë e pasdite reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në juglindje lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 25 deri në 30 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me kthjellime e vranësira dhe vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 29 °C.
E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 28 °C./Motilokal.com
