Rrebeshe shiu e rrufe në Kosovë

Rrebeshe shiu e rrufe në Kosovë

Në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasditeve dhe mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve të shiu me bubullima dhe rrufe.

Sot në Kosovë do të mbajë mot më i ngrohtë, pasdite parashikohen rrebeshe shiu e bubullima dhe rrufe. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 27 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C.

E diela do të mbajë me mot kryesisht me diell dhe nxehtë, pasdite rreth viseve malore priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C./Motilokal.com