Fëmijët e Suharekës duan të rrëshqasin me saja, kërkojnë nga kryetari Muharremaj që të mos ua pastron rrugën

Fëmijët e Suharekës duan të rrëshqasin me saja, kërkojnë nga kryetari Muharremaj që të mos ua pastron rrugën

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kosovës, madje ka rrugë që ende nuk janë pastruar, një e tillë është në një fshat të Suharekës.

Për të parë gjendjen nga afër kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar ketë fshat ku ka parë disa fëmijë duke rrëshqitur me saja.

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Fëmijët kërkuan nga kryetari Muharremaj që të mos e pastronte rrugën, pasi që ata donin që të rrëshqisnin me saja.

Kryetari Muharremaj për një kohë të shkurtër e pranoi kërkesën e tyre.

Image may contain: one or more people, snow, outdoor and nature

“Megjithatë u pajtuam që për një kohë të shkurtë ta vazhdonin lojën, sepse megjithatë rruga duhet të pastrohet”, ka shkruan Muharremaj në profilin e tij në Facebook.

Ai tregoi se Driloni, Muharremi, Dijamanti, Endriti dhe Edmondi nga Vraniçi e patën një kërkesë interesante, që rruga mos të pastrohet.

Image may contain: one or more people, people standing, outdoor and nature

“Sajat i kishin bërë gati për garë dhe pastrimi i rrugës sipas tyre do t’ua ndërpriste lojën”, tregoi kryetari Muharremaj për fëmijët e fshatit Vraniç.

Ata mund ta shijojnë këtë kënaqësi edhe pak ditë derisa komania e kontraktuar të del për të pastruar rrugën./Motilokal.com