Kaprolli është një nga speciet më të pranishme në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili vitet e fundit ka gjetur qetësinë në habitatin e tij natyror dhe për pasojë vihet re një numër i shtuar.
Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e AdZM në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, të cilat fiksojnë çdo ditë foto dhe pamje nga fauna egër kanë fotografuar së fundmi edhe kaprollin.
Në muajin shtator, stafi i AdZM Elbasan do të realizojë një inventar të rregullt të të gjithë gjitarëve, duke vendosur 80 kamera kurth në 50% të sipërfaqes së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Në këtë proces do të asistojnë edhe dy ekspertë nga Parku Kombëtar “Bayerischer Wald” (Pyjet Bavarez) Gjermani, si dhe do të përfshihen edhe studentë nga Fakulteti i Shkencave të Pyjeve Shqipëri dhe Gjermani.
Ky inventar do të zgjasë dy vite, sipas një planit të detajuar dhe miratuar nga AKZM dhe ministria e Turizmit dhe Mjedisit./Motilokal.com
