Spanjë: Rreth 4.600 njerëz humbën jetën nga i nxehti ekstrem

Spanjë: Rreth 4.600 njerëz humbën jetën nga i nxehti ekstrem

Njoftohet se ka arritur në 4.600 numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem përgjatë verës në Spanjë, ku janë thyer rekorde të temperaturave të motit të nxehtë.

Në raportin e Institutit Shëndetësor Carlos III të përgatitur sipas të dhënave të sistemit ditor të monitorimit të vdekjeve, u regjistrua se 4.600 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem në periudhën maj-gusht.

Në një deklaratë nga instituti, njoftohet se ky numër i vdekjeve i shkaktuar nga të nxehtit ekstrem është 3 herë më i lartë se mesatarja e 5 viteve të fundit dhe se përkon me dyfishin e vdekjeve të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2017, i cili konsiderohej si rekord deri më tani.

Ekspertët kanë vënë në dukje se numri i vdekjeve të deklaruara është një parashikim, por që sipas tyre janë arritur rezultate të drejta meqenëse këto parashikime janë përllogaritur sipas të dhënave të institucioneve zyrtare. Të dhënat e Agjencisë Shtetërore Meteorologjike kanë theksuar se maji, qershori dhe korriku kanë qenë 60 për qind më të ngrohtë se e njëjta periudhë në vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave zyrtare, në verën 2021 në Spanjë humbën jetën 1.447 persona nga arsyet që i referohen të nxehtit ekstrem, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në anën tjetër, temperatura 47.6 gradë e regjistruar më 14 gusht në zonën La Rambla të qytetit Cordoba në jug të vendit, ka qenë temperatura më e lartë e regjistruar deri më tani në Spanjë.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës vitin e kaluar u regjistrua sërish në të njëjtën ditë me 47.4 gradë në zonën Montoro që është fqinj me La Rambla.

Që nga muaji maj e deri më tani, temperaturat në vend janë rritur mbi normat e stinës dhe është përjetuar një nga vitet më të thata.

Në Spanjë këtë vit është vërejtur edhe zjarri më i madh pyjor i shekullit në të cilin ndodhemi./Motilokal.com