Vapa rekord dhe thatësira që ka goditur Francën nuk e kanë kursyer as kullotat madhështore nën Alpe, ku lopët po përpiqen të gjejnë bar të mjaftueshëm për të prodhuar qumësht për reblochon (djathë francez) dhe djathëra të tjerë të çmuar.
Që prej fillimit të stinës së nxehtë, fermerët kanë vënë re një ulje të prodhimit. Bari tashmë i zverdhur, ka nisur të mungojë dhe fare në një pjesë të kullotave, ndërsa për shkak të kësaj situate, qumështi i lopëve po i humbet cilësitë e djathit.
Nga ky fenomen janë prekur të tetë llojet e djathit që e kanë bërë edhe më të famshëm këtë rajon.
"Gjithçka është e verdhë dhe e tharë, kështu që ne do të na duhet t'i zbresim nga kullotat një muaj më herët", tha fermeri Theo Bargetzy.
“Ne po shohim se sasia e qumështit të lopëve tona është zvogëluar, por edhe cilësia e tij përsa i takon prodhimit të djathit, ka rënë”, u shpreh ai.
I nxehti rekord dhe thatësira që pllakosën Francën këtë vit, nuk kursyen as Alpet. Shumë turistë që vizituan zonën, e shpresuan të largoheshin prej andej edhe me ndonjë nga djathërat e famshëm të saj, që kanë fituar dhe mjaft çmime, u kthyen duarbosh.
Korriku ishte muaji më i thatë i Francës që prej vitit 1961, ndërsa valët e të nxehtit i ngritën temperaturat pranë La Clusaz në mbi 30 gradë Celsius, diçka e padëgjuar kjo për zonën./Motilokal.com
