Ditët e fundit të gushtit parashihen të jenë me mot të ndryshueshëm në Kosovë. Moti pritet të mbajë me diell dhe vranësira me reshje të dendura, në formë stuhie me erë, bubullima dhe shkarkime rrufesh. Po ashtu parashihet të bie edhe breshër.
Nga reshjet e dendura të shiut ekziston mundësia e përmbytjeve apo vërshimeve të shpejta, kryesisht në pjesët e ulëta.
Temperaturat pritet të pësojnë rënie për shkak të presionit të ulët atmosferikë./Motilokal.com
