Kjo javë në Shqipëri parashikohet me mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira e reshje shiu në pjesën më madhe të vendit. Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht shkarkesa elektrike. Por bregdeti do të ketë orë me diell.
Moti sot do të mbajë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Vende-vende mund të ketë shtrëngata me bubullima e rrufe. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 28 °C.
Dita e martë do të jetë kryesisht me mot të vranët e reshje shiu e bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 27 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e me diell. Vende-vende me vranësira e reshje shiu me bubullima e rrufe. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 27 °C./Motilokal.com
