Reshje shiu e stuhi, mund të ketë edhe përmbytje në Kosovë

Reshje shiu e stuhi, mund të ketë edhe përmbytje në Kosovë

Ditët e fundit të gushtit parashihen të jenë me mot të ndryshueshëm në Kosovë. Moti pritet të mbajë me diell dhe vranësira me reshje të dendura, në formë stuhie me erë, bubullima dhe shkarkime rrufesh. Po ashtu parashihet të bie edhe breshër.

Nga reshjet e dendura të shiut ekziston mundësia e përmbytjeve apo vërshimeve të shpejta, kryesisht në pjesët e ulëta.

Temperaturat pritet të pësojnë rënie për shkak të presionit të ulët atmosferikë.

Sot do të mbajë mot me diell e vranësira, ku priten edhe rrebeshe shiu me bubullima të shoqëruara me stuhi ere, që mund të çojnë në vërshime të shpejta. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 27 °C.

Dita e martë do të jetë kryesisht me vranësira e rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 23 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 23 °C./Motilokal.com