Rrebeshe shiu e stuhi në Maqedoni

Rrebeshe shiu e stuhi në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell e vranësira. Rreth mesditës dhe pasdites, në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 27 °C.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, nga mesdita jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie. Temperaturat pritet të lëvizin prej 20 deri në 27 °C.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht të vranët e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 27 °C./Motilokal.com