Mungesa e reshjeve atmosferike ka ndikuar në rënien drastike të nivelit të ujit në liqenin e Badovcit, ditët e fundit kjo rënie ka arritur në -9.28 metra nën kuotën e kapërderdhjes së ujit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Badovcit është -9.28 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është -4.09 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Ujësjellësit “Prishtina” kërkon shpenzim racionalisht të ujit të pijshëm./Motilokal.com
