Thatësira godet Kosovën: Liqeni i Vërmicës shndërrohet në kullosë për bagëti [Foto]

Thatësira godet Kosovën: Liqeni i Vërmicës shndërrohet në kullosë për bagëti [Foto]

Lumenj e liqene po thahen në pjesë të ndryshme të Kosovës, si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut.

Nga rënia e nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë.

I gjithë kontinenti evropian është goditur nga vala e të nxehtit e mungesa e reshjeve të shiut, që ka ndikuar edhe në tharjen e lumenjve.

Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit.

Në liqenin e Vërmicës, në pjesën e Kosovës, kah përshkon lumi Drini i Bardhë, pjesa që dikur ishte e mbushur me ujë tanimë është shndërruar në kullotë për bagëtitë.

Mungesa e reshjeve atmosferike ka ndikuar në rënien drastike të nivelit të ujit në liqenin e Badovcit, ditët e fundit kjo rënie ka arritur në -9.28 metra nën kuotën e kapërderdhjes së ujit.

Ju sjellim disa imazhe të shkrepura nga fotografi Arben Llapashtica./Motilokal.com