Sot Kosova është përfshirë nga moti i ligë me reshje shiu, vende-vende me stuhi, breshër e rrufe.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Pejës.
Në pamjet e siguruara shihet se vërshimet kanë ndikuar edhe në qarkullimin e veturave në komunikacion.
Motilokal që nga dje ka paralajmëruar javë me stuhi shiu dhe breshër në Kosovë./Motilokal.com
