Media zvicerane: Shqipëria, ndër 5 vendet më të bukura që s’duhet humbur në shtator

Media zvicerane: Shqipëria, ndër 5 vendet më të bukura që s’duhet humbur në shtator

Shqipëria është renditu në mes 5 vendeve më të bukura që nuk duhen humbur gjatë muajit shtator, ka shkruar media zvicerane 20min.

Sipas këtij artikulli kjo kohë është e përshtatshme pasi që temperaturat janë të favorshme, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet ulen.

Me foto ilustruese të peizazhit piktoresk dhe të ujërave të kristalta të Ksamilit, prestigjiozja zvicerane ka veçuar Sarandën dhe rrethinat e saj.

“Saranda është afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Më në jug, mund të vizitoni me varkë dy ishuj të vegjël; Ishullin e Tongos dhe atë të Stillos”, shkruan mes të tjerash 20min./Motilokal.com