Musk: Teknologjia e veturave vetëdrejtuese gati deri në fundvit

Musk: Teknologjia e veturave vetëdrejtuese gati deri në fundvit

Udhëheqësi i “Tesla” Elon Musk ka deklaruar se qëllimi i kompanisë së tij është që deri në fund të vitit të përsosë teknologjinë e prodhimit të veturave vetëdrejtuese dhe se shpreson që ato së shpejti të gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndoshta dhe në Evropë, në varësi të rregulloreve.

Duke folur në një konferencë energjetike në Norvegji, Musk tha se aktualisht është plotësisht i fokusuar në anijen Starship të kompanisë së tij SpaceX dhe veturat vetëdrejtuese të Teslës.

“Këto janë dy teknologjitë në të cilat jam fokusuar dhe po përpiqem t’i kem gati deri në fund të vitit”, tha Musk.

Kreu i këtyre kompanive më herët tha se bota duhet të vazhdojë me industrinë e naftës dhe gazit, por edhe të vazhdojë me zhvillimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë./Motilokal.com