Një stuhi e fortë godet Shkupin, rrugët kthehen në lumenj, pemë të rrëzuara mbi makina

Një stuhi e fortë godet Shkupin, rrugët kthehen në lumenj, pemë të rrëzuara mbi makina

Pasditen e së martës Shkupi është goditur nga një stuhi e fuqishme shiu me breshër, bubullimë e erëra të forta.

Shumë rrugë, parkingje dhe bodrume janë përmbytur, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, është ajo çka ka ndodhur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin.


Stuhia që përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, bëri që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, ta mbledhë urgjentisht Shtabin e Krizës. Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara.


Reshjet e shiut kanë bllokuar shumë rrugë, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.


Veç Shkupit me rrethinë, vërshimet kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole./Motilokal.com

VIDEO

VIDEO

VIDEO

VIDEO