Sot dhe nesër mot me vranësira e shi në Kosovë

Sot dhe nesër mot me vranësira e shi në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu e bubullima. Vende-vende, kryesisht në ultësira mëngjesi me mjegull. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 24 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende edhe me reshje lokale shiu. Natën parashihet të shfaqet mjegulla. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 17 deri në 25 °C. /Motilokal.com

Fotografia: Arben Llapashtica