Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë paradite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, nga ora e mesditës mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë, shkarkime elektrike dhe kushte për breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 28 °C.
E enjtja do të mbajë paradite me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës, me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë në formë stuhie, shkarkime elektrike dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 28 °C. /Motilokal.com


