Dhjetëra të vdekur nga moti i ftohtë në Bangladesh

Dhjetëra të vdekur nga moti i ftohtë në Bangladesh

Të paktën 50 njerëz kanë vdekur në Bangladesh nga moti i ftohtë në Bangladesh, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Temperatura më e ulët këtë vit në Bangladesh u regjistrua 4,5 gradë Celsius në orët e hershme të së dielës në Tetulia, në veri të shtetit, tha zyra e motit.

Të paktën 17 njerëz vdiqën nga infeksioni e frymëmarrjes dhe 33 nga diarreja dhe nga sëmundjet e tjera.

Spitalet kanë qenë të mbushura me njerëz që vuajnë nga sëmundje të lidhura me të ftohtit, të tilla si gripi, dehidratimi dhe pneumonia, Ayesha Akhter, zyrtare e lartë në drejtorin e shëndetësisë.

Njerëzit me të ardhura të ulëta, veçanërisht punëtorët, janë më të prekurit nga moti i ftohtë sepse u mungojnë rrobat, ndërsa shumë të tjerë, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit, janë të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si pneumonia, tha Akhter.

e vala e motit të ftohtë, e përcjellë me erëra dhe mjegull të dendur, pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Mjegulla e dendur i detyroi autoritetet të devijojnë disa fluturime dhe të vonojnë të tjerët, thanë zyrtarët e aviacionit./Motilokal.com