Logos Hope, libraria më e madhe lundruese në botë, ka mbërritur sot në brigjet shqiptare, në bregun e Vlorës.
Mbi 300 anëtarë të ekuipazhit nga më shumë se 60 kombësi të ndryshme të botës janë në Vlorë për më shumë se një muaj për të shkëmbyer njohuri, ndihmë dhe shpresë përmes diversitetit kulturor dhe ndihmës praktike për dhe me qytetarët vlonjatë, por edhe më gjerë.
Akostimi i anijes Logos Hope u bë i mundur përmes bashkëpunimit të frytshëm midis organizatës përfaqësuese gjermane dhe autoriteteve shqiptare qendrore dhe vendore, specifikisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Portit Detar Vlorë.
Ajo do të qëndrojë për dy ditë, në datat 1 dhe 2 shtator, në Vlorë.
Logos Hope ka me shumë se 5 mijë tituj librash. Logos Hope është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ndërsa veç Vlorës do të qëndrojë edhe në Durrës.

Është hera e parë që libraria më e madhe lundruese mbërrin në Shqipëri.
Qëllimi i këtij ekuipazhi është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.
Logos Hope u ndërtua në vitin 1973. Biblioteka lundruese ka vizituar mbi 150 vende në gjithë botën dhe është vizituar nga miliona njerëz./Motilokal.com
