Shpëtohen gjashtë persona nga orteku në Alpet zvicerane

Shpëtohen gjashtë persona nga orteku në Alpet zvicerane

Një ortek ka goditur një pistë skijimi në qytetin turistik të Andermattit në kantonin Uri në Zvicrën qendrore.

Autoritetet vendëse kanë bërë të ditur se kanë shpëtuar gjashtë persona pas rrëshqitjes së një orteku afër këtij qyteti.

Katër nga të shpëtuarit nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në një spital aty pranë dhe janë në gjendje stabile.

Edhe pse policia dyshoi se kishte më shumë persona nën dëborë, mirëpo për fat të mirë, duket se të gjithë janë shpëtuar me sukses.

Sipas njoftimit të Policisë orteku, i cili goditi jashtë piste, ishte i madh dhe kishte potencialin për të zënë poshtë më shumë njerëz. Reshjet e mëdha të borës gjatë javës së shkuar e ka ngritur nivelin e rrezikut në 3, një rrezik ky i konsiderueshëm./Motilokal.com