Moti në Shqipëri parashihet me stuhi shiu, rrufe dhe breshër

Moti në Shqipëri parashihet me stuhi shiu, rrufe dhe breshër

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet me vranësira dhe intervale me kthjellime. Reshje shiu përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar. Lokalisht reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 20 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e kthjellime, vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 27 °C.

E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 28 °C./Motilokal.com