Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht të vranët dhe më ngrohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 22 °C.

E diela do të mbajë më ngrohtë dhe kryesisht me diell, pasdite rreth viseve malore priten rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 26 °C./Motilokal.com

Fotografia: Sefer Aliqkaj