Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 22 °C.
Dita e shtunë do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 25 °C.
E diela pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 17 deri në 27 °C./Motilokal.com
