Belgjika regjistron gushtin më të nxehtë që nga viti 1833

Belgjika regjistron gushtin më të nxehtë që nga viti 1833

Në Belgjikë këtë vit është shënuar gushti më i nxehtë që nga viti 1833.

Sipas të dhënave të Institutit Mbretëror Meteorologjik të Belgjikës, temperatura mesatare e ajrit muajin e kaluar ishte 21.4 gradë Celsius.

Temperatura më e ulët gjatë muajit gusht ishte 9.7 gradë dhe më e larta 32.5 gradë Celsius, transmeton Anadolu Agency.

Mesatarja e përgjithshme për gushtin ishte 18.4 gradë Celsius më parë. Rekordi i fundit i temperaturës për gushtin ishte 21.2 gradë Celsius në vitin 1997.

Gushti i këtij viti u regjistrua gjithashtu si gushti i dytë më i thatë që nga viti 1991./Motilokal.com

Credit: Belga / Hatim Kaghat