Pas 57 vitesh anulohet urdhri i çuditshëm, në Uasau mund të luhet me topa bore

Pas 57 vitesh anulohet urdhri i çuditshëm, në Uasau mund të luhet me topa bore

Qyteti Uasau në Uiskonsin ka ndërmarrë hapa drejt lejimit të përleshjeve me topa bore, pasi ishte i ndaluar me ligj e që sipas tyre ky ligj është "i vjetruar".

Në fillim të këtij muaji, qyteti i Uasau u bë i famshëm për një rregullore lokale që daton nga viti 1962 i cili thotë: "Askush nuk do të hedhë ose gjuaj ndonjë objekt, shigjetë, gur, top dëbore ose rakete apo predha të tjera, me dorë ose me ndonjë mjet tjetër, tek çdo person tjetër ".

Image result for Wisconsin town to legalize snowball fights after 50-year ban"

"Është me të vërtetë në interes të sigurisë publike. Një pjesë e madhe e tij është thjesht konsideratë dhe sens i përbashkët", tha kryetari i Uasau Robert Mielke.

Administrata e qytetit Uasau, në Uiskonsin, ka anuluar urdhrin, në fuqi prej 57 vitesh, për të mos luajtur me topa bore. Zyrtarët publikuan një video ku vetë ata shkelnin këtë urdhër duke hedhur topa bore në drejtim të agjentëve të policisë.

Image result for Wisconsin town to legalize snowball fights after 50-year ban"

Urdhri hyri në fuqi në vitin 1962 meqenëse zyrtarët këmbëngulnin se hedhja e topave të borës ishte njësoj me hedhjen e gurëve.

Për ata që shkelnin këtë rregull, parashikoheshin gjoba të kripura. Por tashmë banorët e qytetit janë të lirë të zbaviten në dëborë pa pasur frikën se mos shkelin ligjin./Motilokal.com

Image result for Wisconsin town to legalize snowball fights after 50-year ban"