Rikthehet vera në Shqipëri

Rikthehet vera në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit si dhe vranësira të pakta deri mesatare e kalimtare. Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Moti sot do të mbajë pothuajse i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 29 °C.

Dita e martë do të jetë me diell. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 28 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 29 °C./Motilokal.com