Fishekzjarrët dëmtojnë shëndetin dhe mjedisin

Fishekzjarrët dëmtojnë shëndetin dhe mjedisin

Festat nuk mund të mendohen dot pa to, por përtej atmosferës së jashtëzakonshme që krijojnë me shpërthimin e ngjyrave e formave, fishekzjarrët, shoqëruese të pashmangshme të ndërrimit të viteve, kanë edhe dozën e tyre të rrezikut për shëndetin dhe mjedisin.

Fishekzjarrët përbëhen nga gati 75% nitrat kaliumi, 15% karbon e 10% squfur. Për ngjyrat u shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, të cilat prodhojnë efektet e veçanta në ngjyrë të kuqe, blu apo të gjelbërt.


Përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të fishekzjarrëve thonë se dëmi që shkaktojnë ato nuk mund të krahasohet me dëmin që shkaktojnë automjetet me naftë. Lëndët toksike që çlirohen prej djegies së naftës mund të shkaktojnë kancer dhe të rrezikojnë fertilitetin. Kurse fishekzjarrët përbëhen kryesisht nga kripëra që gjatë djegies shndërrohen në karbonat kalciumi. Ky thith shpejt lagështi dhe largohet prej atmosferës./Motilokal.com