Kryetari i Prishtinës fton qytetarët për pastrimin e liqenit të Badovcit

Kryetari i Prishtinës fton qytetarët për pastrimin e liqenit të Badovcit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët përmes një postimi në Facebook, që t’i bashkohen një organizimi për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.

Rama ka theksuar se të gjitha shpenzimet e personave që do të marrin pjesë në pastrim ofrohen nga organizatorët.

“Bashkë për liqene më të pastra! Ftohen vullnetarët që më 16 shtator, t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit. Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator. Faleminderit GIZ Kosovo, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova – Pamkos për këtë iniciativë shumë të qëlluar”, ka shkruar Rama./Motilokal.com