Diell dhe ngrohtë në Kosovë

Diell dhe ngrohtë në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Gjatë pasdites rreth zonave malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 25 °C.

Dita enjte parashihet të jetë me mot të ngrohtë e kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 18 deri në 26 °C. /Motilokal.com