Gjermani, thirrje për klubet sportive që të kursejnë energji

Gjermani, thirrje për klubet sportive që të kursejnë energji

Konfederata Gjermane e Sporteve Olimpike (DOSB), e cila mbledh rreth 90 mijë klube në këtë vend, u bëri thirrje anëtarëve të saj që të kursejnë energjinë.

Në njoftimin e DOSB-së apelohet deri te klubet sportive që në muajt në vijim të kursejnë 20 për qind të energjisë për të parandaluar mbylljen e plotë të pishinave dhe objekteve të tjera sportive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i DOSB-së, Thomas Weikert, deklaroi se klubet sportive kontribuojnë për shoqërinë edhe në momente të vështira dhe theksoi rëndësinë e përgjegjësisë sociale.

Zyrtari i DOSB-së, Torsten Burmester, gjithashtu tha se 27 milionë njerëz që janë anëtarë të 90.000 shoqatave sportive mund të bëjnë kursime të konsiderueshme të energjisë./Motilokal.com