Rrebeshe shiu, rrufe e breshër në Shqipëri

Rrebeshe shiu, rrufe e breshër në Shqipëri

Pas ditëve me diell dhe temperaturave verore parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike në Shqipëri.

Moti sot në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 29 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 27 °C.

E diela pritet të nis me riga lokale shiu në mëngjes, ditën pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 26 °C./Motilokal.com