Diell, vranësira dhe reshje shiu në Maqedoni

Diell, vranësira dhe reshje shiu në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite, veçanërisht në veriperëndim do të ketë kushte për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 26 °C.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe vranësira. Nga mesdita, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore, do të ketë dukuri lokale me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të përcjella me erë të fortë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 18 deri në 27 °C./Motilokal.com

Fotografia: Faton Murati