Plastika është një produktet e njeriut dhe që përdoret masivisht prej tij. Ky produktet gjendet në masë kudo nëpër botë. Produktet që prodhohen me anë të plastikës më pas hidhen si mbeturina që nuk riciklohen nga natyra dhe qëndrojnë ashtu siç janë. Polimeritë artificiale si plastika, duke qenë se nuk kanë enzima të veçanta, duhet shumë fite që të kthehen nga toka si lëndë e parë.
Mbetjet e plastikës janë bërë shkak për shfaqjen e problemeve në kondensimin e ajrit dhe të proceseve të tjera fizike dhe kimike në tokë.
Për shkak të hedhjes së mbetjeve plastike në natyre, rrënjët e pemëve thahen, hasin në probleme në thithjen e ujit dhe lëndëve minerale dhe me kalimin e kohës bimët rriten shumë ngadalë për shkak të kufizimeve që krijojnë mbetjet plastike.
Sipas hulumtimeve të ekspertëve, njeriu mesatarisht në vit krijon 275 milion ton mbetje plastike prej të cilave 3% hidhen në det dhe oqean. Niveli i madh i mbetjeve të plastikës që hidhen në det ka krijuar fenomenin e bregdeteve të mbushur me mbetje plastike në shumë vende të botës.
Në mesin e produkteve të plastikës, qesja plastike me një rezistencë prej 500 vjet, është produkti më ndotës i tokës dhe ambientit.
Sipas statistikave në vit në natyrë lëshohen më shumë se 4 miliard qese si mbetje plastike të cilat nëse lidhen me njëri-tjetrin mund të krijojnë një shirit që e përshkon tokën 63 herë. Këto qese plastike nëpërmjet erës përhapen kudo dhe përfundojnë në lumenj dhe kanalet rrjedhëse të ujit.
Prania e këtyre mbetjeve plastike jo vetëm që bllokon ujin dhe e ndotë atë por zakonisht bëhet shkak për ndotjen e deteve dhe të ciklit ushqimore të gjallesave në det.
Për çdo vit me mijëra lloje gjallesash ujore, si delfinët, breshkat e ujit dhe shpendët ujorë, mbyten për shkak të plastikës dhe qeseve plastike.
Fondacioni Botëror për mbrojtjen e Kafshëve të Egra (WWF) thotë se 90 për qind e detit tashmë ka plastikë, duke vrarë 1 milion zogj për çdo vit.
Ndotjes nga mbeturinat nuk i ka shpëtuar as lumi i Shtrembër në Kamenicë, i cili rrethohet me lloje të ndryshme shpendësh.
Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, shpeshherë sjell imazhe mahnitëse të shpendëve në rajonin e Kamenicës, por nuk mungojnë as ato fotografi të shpendëve që ballafaqohen me ato që ne ju shkaktojmë, mbeturinat.
Këtë herë, Ariani sjell fotografi të një shpendi me qese në gojë, që është pasojë e sjelljes së njeriut të papërgjegjshëm, e hedhjes së mbeturinave vend e pa vend.
Natyra, nuk flet, nuk proteston, por hakmerret për atë që po i bëjmë./Motilokal.com


