Rrëqebulli i Ballkanit një prej 55 specieve në gjithë botën është fotografuar për herë të parë nga punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në zonën e mbrojtur, Guri i Nikës në Pogradec.
Kamerat e kurthit të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.
Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë.
Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, (PPNEA) së bashku me shoqata të tjera të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovë, prej më shumë se 10 vitesh koordinon programin e rimëkëmbjes së rrëqebullit për vendin tonë.
Vitin e fundit ajo ka mundur të vendosë një “kuti-kurth” për të kapur një rrëqebull në mënyrë që ta pajisë atë me gjurmues-satelitor, çka do ta ndihmonte grupin e studiuesve për ta kuptuar më mirë shtrirjen territoriale të rrëqebullit në Shqipëri./Motilokal.com
