Javë me diell dhe vranësira në Shqipëri

Javë me diell dhe vranësira në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri parashikohet me mot të qetë, tipike vjeshte. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon luhatje të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Moti sot do të mbajë  i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 26 °C.

Dita e martë do të jetë me diell. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 25 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 27 °C./Motilokal.com