Parashikimi i motit në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë

Përgjatë kësaj jave mbi Kosovë parashihet të kemi mot me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Parashihet të ketë intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare.

Sot do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 19 °C.

Dita e martë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 19 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 25 °C./Motilokal.com