Kjo është gjendja e nivelit të ujit në liqenet e Batllavës dhe Badovcit pas reshjeve të shiut

Kjo është gjendja e nivelit të ujit në liqenet e Batllavës dhe Badovcit pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundjavës që përfshinë territorin e Kosovës, nuk kanë ndikuar edhe aq për ta mbushur liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci.

Liqeni i Badovcit vazhdon të bie niveli i ujit si pasojë e thatësirës së gjatë pa reshje.

Në fotografinë poshtë tekstit është gjendja para reshjeve të fundit, shihet se në liqenin e Badovcit nuk kanë ndikuar, ndërsa në Batllavë pak.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 631.84 metra ose -3.16 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit, 640.48 metra ose -9.37 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ujësjellësit “Prishtina” kërkon t'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit./Motilokal.com