Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e kostove të energjisë mund të kërcënojë të ardhmen e makinave elektrike

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e kostove të energjisë mund të kërcënojë të ardhmen e makinave elektrike

Rritja e kostove të energjisë po kërcënon të ardhmen e makinës elektrike, kanë paralajmëruar bosët e industrisë në Gjermani.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, si kostot dhe disponueshmëria e lëndëve të para, mungesa kronike e pjesëve dhe një reduktim i gjerë i të ardhurave të disponueshme kanë një ndikim të konsiderueshëm në prodhimin dhe shitjet e makinave.

Nëse vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të veturave elektrike do të vihet në pikëpyetje. Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e veturave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani.

Rritja e çmimit të energjisë është duke zvogëluar fuqinë blerësve dhe në prag të inflacionit. E nëse ky trend vazhdon, gjithashtu ekziston shqetësimi se do të shkojë deri të largimi i investitorëve, që nuk do të kenë motiv për ndërtimin e stacioneve për mbushjen e veturave elektrike, ku si pasojë e kësaj, veturat elektrike nuk po përbëjnë interesim edhe aq të madh tani për blerësit.

Para kësaj krize, veturat elektrike kanë qenë shumë tërheqëse, por ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndryshuar gjithçka. Për shembull, është zvogëluar lëvizja e veturave elektrike në Gjermani me 30% në krahasim nga një vit më parë.

“Shpërthimi i çmimeve të energjisë elektrike mund të jetë rrezik akut për tranzicionin e veturave dhe duhet të jemi të kujdesshëm me këtë. Nëse veturat elektrike bëhet të shtrenjta për t’u përdorur, elektrifikimi i veturave është në rrezik nga kolapsi, pasi rrallëkush do të blejë veturë elektrike”, tha për mediat gjermane, ekonomisti-eksperti i autoindustrisë, Stephan Bratzel.

"Nëse makinat elektrike bëhen më të shtrenjta për t'u përdorur, rritja e lëvizshmërisë elektrike rrezikon të shembet, sepse vështirë se dikush do të blejë një makinë elektrike", tha Bratzel.

"Makinat elektrike po humbasin hijeshinë e tyre", shkroi Helena Wisbert, drejtore e Qendrës për Kërkime Automobilistike me qendër në Duisburg, në një koment të fundit për të përditshmen ekonomike Handelsblatt./Motilokal.com