Kili, temperaturat e larta dhe shirat shkrijnë akullnajat nga mali

Kili, temperaturat e larta dhe shirat shkrijnë akullnajat nga mali

Temperaturat e larta dhe reshjet e shiut, bënë që një pjesë e akullnajave në rajonin e Patagonisë së Kilit të kthehej në një lumë.

Një video e xhiruar nga turistët u bë virale, pasi shihej qartë se si e gjithë pjesa e akullnajës rrëshqiti brenda pak sekondash.

Akullnaja ndodhej në majë të një mali rreth 200 metra të lartë dhe u shkëput në Parkun Kombëtar Queulat.

Shkencëtari klimatik i Universitetit të Santiagos, Raul Cordero deklaroi se shkëputjet midis masave të akullit janë normale, por theksoi se shpeshtësia e këtyre ngjarjeve është shqetësuese.

“Për shkak se ky lloj i ngjarjes shkaktohet nga valët e të nxehtit ose nga ngjarjet intensive të reshjeve të lëngshme dhe të dyja gjërat po ndodhin gjithnjë e më shpesh në të gjithë planetin, jo vetëm në Kili”, tha Cordero.

Sipas Cordero, ka pasur një valë të nxehti me temperatura "shumë anormale" në zonën e Patagonisë përpara shembjes.

Cordero shtoi se u regjistrua gjithashtu një "lum atmosferik" i përbërë nga ajëri relativisht i ngrohtë i ngarkuar me lagështi. Kur ky "lum takohet me topografinë Ande dhe Patagoniane, formon re të mëdha dhe lëshon reshje.

"Një nga pasojat e ngrohjes globale është se ajo po destabilizon disa akullnaja dhe në veçanti disa mure të paqëndrueshme të akullnajave", tha Cordero. "Ky është rasti i asaj që ndodhi ditët e fundit në Patagoni në mënyrë të ngjashme me atë që ndodhi disa muaj më parë në Himalajet dhe Alpet."

Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave është e lidhur me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit dhe emetimet e serrave. Paneli i OKB-së për shkencën e klimës në fillim të këtij viti tha se qeveritë dhe industritë duhet të reduktojnë në mënyrë drastike emetimet e karburanteve fosile për të frenuar ngrohjen dhe për të kufizuar ndikimet klimatike./Motilokal.com