Disa këshilla për vozitje të sigurt gjatë dimrit

Disa këshilla për vozitje të sigurt gjatë dimrit

Për të pasur një vozitje të sigurt në stinën e dimrit kërkohet kujdes i shtuar, me teknikat mbrojtëse të vozitjes dhe vigjilencë shtesë në timon. Duhet ta bëni praktik që të mos përdorni kurrë telefonin ndërsa vozitni dhe gjithmonë mbani rripin e sigurimit për arsye se janë shumë të rëndësishmet, ndërsa kur vozitni shpejtë janë shumë të rrezikshme.

Nëse keni vendosur të udhëtoni në dimër, sigurohuni që të keni planifikuar në detaje udhëtimin përpara se të niseni. Sigurohuni që të keni makinën të furnizuar me karburant, siguroni makinën tuaj në raste raste rreziku.

Gjate dimrit, është mirë të pajisni veturën tuaj me disa artikuj që mund t’ju ndihmojnë të dilni nga rruga me shpejtë në rast se keni ngelur.

Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, rekomandohet që të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë.

Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës.

Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë.

Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.

Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush.

Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.

Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10 deri në 15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

Në kushtet e dimrit aksidentet janë të mundshme, avari, ose gabime të tjera automobilistike. Ju duhet të mbani një xhaketë, batanije dhe doreza në makinën tuaj në rast se e gjeni veten të bllokuar nga të ftohtit, dhe të mbani artikuj me shikueshmëri të lartë, si reflektorët, që mund të vendosni jashtë automjetit tuaj të ndaluar./Motilokal.com