Nga përmbytjet në Xhakartë, humbin jetën 20 persona

Nga përmbytjet në Xhakartë, humbin jetën 20 persona

Kryeqyteti Indonezian Xhakarta dhe disa qytetet të afërta kanë janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut, ku kanë humbur jetën të paktën 20 njerëz, dhe rreth 30,000 të tjerë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre

Sipas agjencisë së vendit për menaxhimin e fatkeqësive (BNPB), shumë prej viktimave janë mbytur dhe kanë mbetur nën dhé nga rrëshqitjet e dheut. Disa vdiqën nga hipotermia dhe tronditjet elektrike.


Agjencia gjermane e shtypit DPA raportoi se të paktën 20 njerëz kanë vdekur.


Autoritet thanë se këto kanë qenë reshjet më të forta të regjistruara në 20 vitet e fundit, duke rezultuar shkatërruese.


Rritja e nivelit të lumenjve shkaktoi shembjen e ndërtesave, ndërsa disa u fundosën nga rrëshqitjet e dheut në rrethin e Bogor dhe Depok në periferi të Xhakartës.

Nga moti ekstrem janë përmbytur të paktën 169 lagje.


Të martën, në disa qytete u regjistrua më shumë se një metër shi, ndërsa reshjet vijuan edhe ditën e Mërkurë.

Ekipet e shpëtimit po ndihmojnë njerëzit të evakuohen pasi parashikohen të përmbytën edhe më shumë rrugë./Motilokal.com